Kryeministri Zoran Zaev në Bruksel u takua me Komisionarin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi, Johannes Hahn.
Në takimin me Komisionarin Hahn, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar, së bashku me ekipin e bashkëpunëtorët më të ngushtë të Komisionarit erdhën në përfundimin se me këtë takim, praktikisht fillojnë përgatitjen për të skanuar gjendjen e kapitujve që janë shënuar së bashku me datën e negocimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
U diskutua gjithashtu për serinë e parashikuar të hapave përpara në zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë, por edhe në drejtimet kryesore për forcimin e reformave në kapitujt që do të hapen në qershor të vitit të ardhshëm, si sundimi i ligjit, gjyqësia dhe të drejtat themelore.
Tema e bisedës së sotme ishte fillimi i krijimit të strukturës së negociatave duke marrë parasysh përvojat krahasuese të vendeve që kanë negociuar ose negociojnë me BE-në, kontekstin tonë të brendshëm, si dhe mendimin e Komisionit Evropian.
Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në takim shprehën mirënjohjen e qeverisë dhe qytetarëve të vendit tonë për Komisionarin Han dhe të gjithë Komisionin Evropian për mbështetje dhe asistencë gjatë gjithë periudhës. Një mesazh i përbashkët nga ky takim është se nuk ka kohë për festime dhe ka 365 ditë pune për punë intensive për të arritur detyrën historike të negociatave të suksesshme dhe të shpejta për anëtarësimin Republikës së Maqedonisë në BE.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje