Sot në ditën e pestë nga zhdukja e Muharrem Berishës nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, ka vazhduar operacioni i kërkimit, por deri në ora 18:00, nuk është gjetur ende.
Në operacionin e kërkimit, në ditën e sotme, kanë marrë pjesë rreth 140 persona, përfshi Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, ekipet emergjente nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe vullnetarë.
Sipas Halit Mazrekut, zyrtar në Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, operacioni i kërkimit do të vazhdoj edhe ditën e nesërme, ndërsa perimetri i kërkimit do të zgjerohet, në pjesën e maleve, por edhe përgjatë lumit Mirusha.
Luten banorët e fshatrave përreth zonës, që të jenë bashkëpunues, si deri më tani dhe çdo informacion eventual ta përcjellin përmes organeve kompetente./rtk
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre