Kolumbia dhe Japonia janë dy skuadrat e tjera që kanë vazhduar tutje në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Me fitoren me rezultat minimal 1 me 0 të siguruar kundër Senegalit, Kolumbia përfundoi fazat grupore në turneun madhështor në Rusi si një lidere e Grupit H, shkruan portali arbresh.info.
Senegali, edhe pse me pikë të ngjashme si Japoni, ka hyrë në histori të këtij turneu duke u bërë skuadra e parë që eliminohet për shkak të kartonëve të verdhë më shumë (dy më shumë se Japonia).
Japonia u mposhtë nga Polonia me rezultat 0 me 1, por me katër pikë arriti të vazhdojë aventurën e tyre në xhiron e 1/16-së.
Kolumbia do të luajë kundër skuadrës që përfundon në pozitën e dytë te Grupi G, ndërsa Japonia me fituesin e takimit Angli – Belgjikë./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor