Google ADS

“Ligji për pagat të shkoj sa më shpejt në Kuvend që të ketë balancim të pagave”

17:49 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaci ka folur edhe për vendimin për rritjen e pagave.

“Unë nuk i komentoj vendimet e Qeverisë. Por pagën e kam marrë ashtu si e kam gjetur. Unë kam marr vendime sa kam qenë President për rritje të pagave dhe shoh vendime për këtë si për mësimdhënës, veteran, policë, mjekë që ta kenë një mirëqenie më të mirë. Shpresoj që ligji për pagat të sillet sa më shpejt në Kuvend dhe të rrihet një vendim balancues për të ardhmen”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme