Në seancën e sotme për rastin “Trezor”, u dëgjuan katër biseda të përgjuara telefonike të propozuara nga PSP, të cilat i referohen firmës “Finsi” dhe blerjes së pajisjeve të destinuara për Ministrinë e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në bisedat telefonike të inçizuara që nga viti 2010 dhe 2011 në mes Gordana Jankulloska dhe Zoran Stavrevski, Sasho Mijalkov dhe Vlatko Mijalkov dhe të Vlatko Mijalkov dhe Sasha Glishiq.
Mbrojtja e të pandehurve iu drejtua Gjykatës për të mos i dëgjuar bisedimet derisa nuk ka një konfirmim nga PSP nga një procesverbal i hartuar nga dorëzimi i LSDM-së në PSP.
Gjykata e hodhi poshtë propozimin, pasi zyra e prokurorit nga PSP tha se një procesverbal i tillë u hartua dhe u paraqit për rastin “Target-Fortresa”.
Për shkak të mbarimit të orarit të punës gjyqtarja Xheneta Bektoviq e ndërpreu seancën e sotme dhe seancën tjetër e caktoi për me 10 shtator.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...