Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ishin në vizitë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi të cilët u pritën nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Nënkryetari, Besnik Bislimi.
“Me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua shqetësimi për rreziqet fiskale që nuk përmbushin planifikimin buxhetor për të hyrat në këtë vit si dhe për ndikimin buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë të një sërë vendimesh qeveritare si në paga e poashtu edhe në politika sociale që më shumë janë iniciativa të fragmentarizuara që nuk ndikojnë në uljen e varfërisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti, thuhet në njoftimin e VV-së
“Përfaqësuesit e FMN-së njoftuan edhe me angazhimet e tyre aktualisht dhe për vizitën e ardhshme që do ta kenë në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...