Ndërsa njerëzit ngatërroheshin nëpër zhurmën e ceremonisë së përkujtimit të ditëlindjes së Mitrush Kutelit, një burrë i thinjur nisi të rrëfejë një histori të vjetër. Me këtë qëllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga një ditë e veçantë…nga viti 1948. Hamza Tusha, atëherë ishte një djalosh i ri që vuante një dënim në kampin e Vloçishtit. Atje kishte marrë vesh rastësisht, se në kampin e tyre po kalonte dënimin edhe një shkrimtar i madh. I kishin thënë se shkrimtari quhej Dhimitër Pasko. Kishte dëgjuar për të shumë rrëfime nën zë nga të tjerët ndërsa vetë ende nuk kishte arritur ta njihte.
(Dhimitër Pasko alias Mitrush Kuteli, në burg)
“Ajo ditë e ftohtë prilli, bëri që unë ta njihja nga afër, e në një mënyrë mjaft tragjike”- nis të tregojë burri i thinjur.- “Ndërsa punonim të gjithë aty në atë kamp, një kapter që quhej Skënder, thërret me të madhe që t’i sillnin atë shkrimtarin. Pastaj urdhëroi dy të tjerë që t’i hapnin një gropë të madhe mbi një metër e gjysmë të thellë”. Të burgosurit kanë parë me sy të habitur gjithë ç’kishte ndodhur në ato pak minuta, gjithë lëvizjet e shpejta të lopatave që nxirrnin dheun rreth gropës që merrte formë nga minuta në minutë. Më tej panë shkrimtarin që tërhiqej me forcë, se si e kanë zhveshur, se si e kanë plandosur më tej në gropën e thellë, ashtu të zhveshur lakuriq. “Mbaj mend që atëherë ishte shumë ftohtë. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur të ngrohej. Si e futën brenda në gropë, e mbuluan me plisat që kishin lënë rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra”- shpjegon me hollësi bashkëvuajtësi i hershëm i shkrimatrit të madh. “Pastaj-vazhdon më tej ai- e lanë aty, të futur brenda në tokën e ftohtë e të lagësht afër kënetës së Maliqit. Si kaluan disa orë, atij filloi t’i ikë fytyra. Iu shtrembëruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjë tingull nga goja.
Ne të gjithë e shihnim, pa mundur të bënim asgjë. Të ktheje fjalë atëherë, sidomos në situata të tilla, ishte si ta kërkoje vdekjen me zor”- thotë Hamzai- “Atë kohë komandant kampi, ishte një i quajtur Tasi Marko. Në momentin që ai kishte ardhur për të thirrur të burgosurit, një shoku im që kisha në krah më thotë : “Sa keq, ky njeri që është groposur këtu është një shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit përpara t’i tregosh ( unë isha komandant i një brigade të vogël të burgosurish që udhëhiqja punën). Megjithëse kisha shumë frikë, e mora guximin dhe i dola përpara komandantit duke i thënë – “Kapter Skënderi ka futur një njeri të gjallë në dhe. Mbaj mend që ai u alarmua. Kërkoi me ngulm të gjente kapterin që kish bërë këtë veprim. Më pas e nxorën trupin e shkrimtarit duke i bërë shërbimet e duhura që ai të vinte në vete.” Kanë kaluar shumë vite, që nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehë kujtimin e atyre ditëve. Aq më shumë ky kujtim iu përforcua në ditën kur një djalë dhe një vajzë i kishin trokitur në derë. Ishin bijtë e atij shkrimtari të përvuajtur të cilët kishin dashur ta njihnin nga afër njeriun për të cilin babai u kishte folur gjatë. “Më thanë se babai i tyre u kishte rrëfyer për një njeri që e kishte shpëtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unë. Ndaj jam këtu, më shumë për të nxjerrë nga vetja atë kujtim që më rëndonte shumë mbi supe, sesa për të marrë pjesë në diskutimet e kësaj ceremonie përkujtimore.”-përfundon rrëfimin e tij Hamzai. /Arbresh.info/
Poezi nga Mitrush Kuteli
* kushtuar gruas se tij kur ishte ne burg*
Kaq afer jemi, por kaqe larg,
Te lutem mos me prit
Na ndajne terre rreth e qark
Dhe yll per mua s’ndrit.
Perse ta lidhesh fatin tend
Me nje pafat si une,
Kur di se emri im u shemb
Me dhune e perdhune?
Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetes se gezuar
Dhe me harro ketu, ne varr,
Te vdekur pa mbuluar
Nje kart Shen Naumit
E njoma penden ne vrer
te nis t’ju shkruaj k’te karte
sa tmerr, o Zot, sa tmerr
ta njomesh penden ne vrer
Kaq tmerr te zi dhe lemeri
sa pane syte e mi
s’ka pare asnjeri
Shtepine e pash, kur m’u dogj
e pash foshnjen, kur m’u poq
edhe tim shoq, o Zot,
edhe tim shoq
Dhe jam qe ahere, sic me sheh
sic me sheh, edhe nuk me njeh
nje flete e thate neper ere
kurre ne parajse, kurre ne sketerr
Edhe menndimi im, c’mendim
une nate per nate bredh nder qiej
rreshqas permbi selvi
se si per cudi
vete Zonja Shen Meri
vete Zoti Shendelli
me shpie permbi selvi
Per dreke shkoj ne Zoti vete
ne Zoti i madh e i vertete
qe rri ne rete
me kembet lagur ne det
Me thote i shjenjti “Ulu, ha!”
dhe une qesh, dhe une qaj
“Jo!”- mish prej foshnje une nuk ha
Dhe ik pastaj e fluturoj
ne qiej te athet si limoj
ne qiej te verdhe si limoj
Tak, tak, troket
Tak , tak
A s’hape deren pak?
A s’hape shpirtin pak?
“Kush eshte ne cardhak?”
S’pergjigjet asnjeri, nga terri i zi
i them: “Kush je ti ne terr te zi?”
“Jam Zonja Shen Meri”
Oh, i bie ne gju
bejme tani nje here, dy, dyzetetri
ergjend je moj Shen Meri
e vojtur je moj perendi
Se ti ke qare, se ti di
sa eshte e dhembshur nje femi
Kisha Zonje nje femi
dhe desha fort ta mbaj ne gji
ta mbaj ta rrit per Shqiperi,
per Shqiperi
Shtepine e pashe kur m’u dogj
e pashe foshnjen kur m’u poq
dhe tim shoq, o Zot
sa tmerr te zi, sa lemeri
pane syte e mi, s’ka pare asnjeri
Pa nis e qan Zonja Shen Meri
aty ne syte e mi
i rrjedhin lotet ne shami
Pa nis edhe une e qaj
vajtoj, vajtoj me vaj
Po sa cudi, sa cudi
te qaj zonja Shen Meri
sic qan nje cilimi
Me erren syte dhe qaj
me mbytet shpirti, kur ze qaj
nga kaq vaj, nga vaji im, nga vaji i saj
Po nis muret t’i zgermas
me thonje pergjakur i zgermas
edhe bertas, porsi e cmendur bertas
Oh, me lesh leshuar bertas
Tak, tak, troket
tak, tak
A s’hape deren pak?
dhe shpirtin hape pak
Dhe perseri hyn brenda Zonja Shen Meri
kjo Zonje e rende Shen Meri
veshur ne ergjend dhe ne flori
ne dore nje qiri
Pa mbushet oda drite plot
pa mbushet shpirti kenge plot
dhe s’ka pike lot
o Zot i madh, o Zot
Dhe nga Zonja, rrotull saj
nje tufe engjuj te pafaj
dhe s’kam me vaj
Po midis engjujve e shoh
Oh foshnjen time dhe e njoh
i bie ne gju, bejme tani
nje here, dy, dyzetetri
ergjend je moj Shen Meri
Ti dore lare ne flori
ti me ke engjuj
dhe nje me fal ti,
nje mituri, ta marr ne gji
ta mbaj, ta rrit per Shqiperi
Dhe doren zgjata qe ta marr…
Kendon kendezi nje, dy, tri..
dhe tretet Zonja Shen Meri
si engjelli
Qiriri shuhet, pas qiri
dhe mbetem rrishtas ne te zi
ne terr te zi, ne lemeri
sa cudi , sa cudi
Po sonte prap do te fluturoj
ne qiej te athet si limoj
ne qiej te verdh si limoj
dhe foshnjen time do kerkoj
do fluturoj
Mos qeshni zonja dhe zoterinj
se flas si cilimi, se qaj si mituri
ketu brenda ne cmendi
foshnjen time qe desha fort ta mbaj ne gji
ta mbaj, ta rrit per Shqiperi
Shtepine e pashe kur m’u dogj
e pash foshnjen kur m’u poq
sa u perpoq, o Zot
edhe tim shoq
Sa tmerr te zi , sa lemeri
pane syte e mi, s’ka par’ asnjeri
Tak, tak troket
tak, tak
A s’hapni porten pak?
Dhe shpirtin hape pak!
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...