Njësitë e reagimit të shpejtë i bashkëngjiten FIT-it në Mitrovicë

13:59 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Pjesëtarë të Njësisë së reagimit të shpejtë (NJRSH) të Policisë nga qytete të ndryshme të Kosovës, i janë bashkëngjitur pjesëtarëve të FIT-it në bazën e Njësisë speciale ‘Belveder’, në Mitrovicë.

Burime të KosovaPress-it brenda bazës ‘Belveder’ kanë bërë të ditur se pjesëtarë të NJRSH-së nga Prizreni kanë arritur tashmë në këtë bazë, ndërsa pritet ardhja e këtyre njësive edhe nga qytetet e tjera të Kosovës.

Ata janë në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje.

Derisa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ministri i Arsimit i Serbisë, Mlladen Sharçeviq, aktualisht ndodhen në veri të Mitrovicës, ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët po festojnë ‘Vidovdanin’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme