Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën përgatitore për Samitin e Londrës, të organizuar nga House of Lords në Britani të Madhe, për të folur në lidhje me sigurinë dhe rritjen e stabilitetit në Ballkan.
Përderisa përfaqësuesi serb tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pari reagime të ashpra nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, dhe eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Philips.
Hoxhaj tha se Kosova është shtet i pavarur, dhe për këtë nuk ka dhe as që do të ketë kthim prapa. Deklaroi se kur po e dëgjon të flaës këshilltarin e qeverisë së Serbisë po ka problem me konceptet kohore.
“A je në vitin 2018, apo në vitin 1998 kur Serbia nisi një luftë të katërt në ish-Jugosllavi, dhe atë kundër Kosovës kur Milloshevic erdhi në pushtet? Në cilën kohë jeton?” i tha Hoxhaj përfaqësuesit serb.
Në një moment, Hoxhaj nisi të tallej me këshilltarin serb duke e pyetur se “a jemi këtu në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafiteri në Beograd, meqë po flisni sikur t’i kishit pirë disa shlivovica paraprakisht”.
“Ky është i njëjti narrativ që Serbia e ka përdorur për të nisur luftra në Kosovë dhe po më vjen shumë keq që po e shoh të ndodhë vazhdimisht një gjë e tillë”, shtoi Hoxhaj.
Hoxhaj tha se normalizimi i raporteve me Serbimë mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës