Forcat e Armatosura të Turqisë përfunduan raundin e tyre të gjashtë të patrullimit në qytetin verior sirian Munbixh, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të pastruar rajonin nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarit të AA-së në terren, autoblindat e ushtrisë turke zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur në koordinim me SHBA-në rreth lumit Sacu në linjën mes Munbixhit dhe Jarabulusit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.
Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor, i dyti më 20 qershor, i treti më 22 qershor, i katërti më 24 qershor, ndërsa i pesti dy ditë më parë.
Aktivitetet e patrullimit pritet të vazhdojnë.
Marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-së synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.
Marrëveshja u njoftua për herë të parë pas një takimi në Ëashington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.
SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.
Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë