Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka deklaruar sot se në lëndët e privatizimit që ndodhen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme do të dalin edhe deputetë të përzier.
Zeka i është drejtuar në seancën e jashtëzakonshme për Projektligjin për këtë Dhomë ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri duke thënë se “pasi të filloj të hyjë tërfurku atje ki me pa ministër se kush është aksionar”, raporton arbresh.info.
“Bunkeri i krimit dhe korrupsionit ka qëndruar pikërisht në Dhomën e Posaçme dhe pikërisht me fajin e EULEX-it. Opozita me një anë do t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe në anën tjetër kemi të bëjmë me një procedurë. Ministri Tahiri tha se ne nuk jemi aksionar mirëpo Mosi të filloj të hyjë tërfurku atje ki me pa ti ministër se kush është aksionar. Zoti e din se ku i kemi rrënjët në devijimin e privatizimit dhe në krejt këto lëndë do të dalin edhe deputetë të përzier”, ka thënë Zeka.
Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës Shqyrtimi në lexim të parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Me këtë Projektligj synohet zëvendësimi i gjyqtarëve të EULEX-it me ata vendorë pas përfundimit të mandatit të ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...