Partia e Ivanoviqit të vrarë shkrihet në Lista Serpska

11:29 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Në një takim që është mbajtur ditët e fundi në Beograd në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit të ndjerë, Milenës, është arritur marrëveshja që subjekti politik i të ndjerit Oliver Ivanoviq SDP të shkrihet në Listën Srpska, e cila edhe ashtu udhëhiqet de facto nga Vuçiqi.

Milena do të jetë kryetare e SDP-së dhe njëkohësisht, siç është bërë e ditur para pak ditësh edhe do të punësohet në kabinetin e kryeministres serbe, Bërnabiq.

Sipas burimeve që KosovaPress, ka siguruar nga takimi, pretendohet që Lista Srpska “të pastrohet nga disa njerëz problematikë”.

Sipas të gjitha gjasave, kur bëhet fjalë për spastrimin e Listës Srpska është fjala për Milan Radojiçiqin, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza, dhe është përmendur edhe për mundësinë e implikimit të vrasjes së vet Ivanoviqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme