Të kesh një partner besnik është një nga gjërat më të mira që mund të kërkojë dikush nga një marrëdhënie afatgjate. Nëse ne do të mund ta parashikonim këtë gjë për partnerin tonë aktual, apo për partnerin e ardhshëm, imagjinojeni sa më e thjeshtë dhe e lumtur do të ishte jeta!
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri mashkull, një njeri i mençur është zgjedhja më e mirë (Aspara, 2018). Autorët vërejnë se inteligjenca mund të ketë efekte të drejtpërdrejta në përshtatshmërinë e partnerëve martesorë për të mbijetuar dhe për t‘i mbështetur pasardhësit.
Është potenciali intelektual i një mashkulli, ai që krijon rëndësinë (domosdoshmërinë) evolucionare. Burrat kanë nevojë për inteligjencë më të madhe, që të jenë në gjendje të tërheqin gratë me të cilat duan të kenë fëmijë. Për më tepër, intelekti i lartë i një burri duhet ta bëjë atë të dëshirueshëm, për ta kaluar jetën me të.
Aspara dhe kolegët e tij, ishin në gjendje të nxirrnin nga depo e madhe e të dhënave ushtarake rreth 200.000 filandezë në moshën 18 e deri në 45 vjeç. Masa e inteligjencës përbëhej nga një test prej 120 pikash të administruara gjatë hyrjes në Forcat Mbrojtëse të Finlandës. Në kohën e vlerësimit të tyre fillestar, rreth dy të tretat ishin beqarë. Ata u përputhën për moshën dhe rajonin e banimit me burrat e martuar dhe të gjithë u përcollën për 5 vjet me radhë. Gjetjet treguan se inteligjenca dhe historia martesore janë me të vërtetë të lidhura. Ndoshta, sepse historitë martesore tentojnë të luhaten më shumë para moshës 45 vjeçare. Ndikimi i inteligjencës për burrat në këtë studim, ishte më i theksuar te grupet e reja. Probabiliteti i martesës, ishte veçanërisht i lidhur me inteligjencën verbale dhe tri komponentet e aftësisë intelektuale ishin të lidhura në mënyrë të barabartë me mundësinë e të qenët të divorcuar. Megjithëse, meshkujt me makina më të reja dhe të mëdha kishin përparësi edhe në ekuacionin martesor. Ndikimi i inteligjencës mbeti i rëndësishëm, pasi këto efekte ishin të kontrolluara statistikisht. Kur të dyja gjinitë u pyetën se cila ishte pritja minimale e IQ-së së dëshiruar për një marrëdhënie seksuale rastësore, kërkesat e burrave për një femër ishin 15 pikë më poshtë se gratë që kërkonin në IQ-në minimale të një mashkulli. Megjithatë, gratë duket se i duan meshkujt e mençur, por gjithashtu i duan edhe makinat e bukura!
Vlen të përmendet se gratë të cilat janë vetë inteligjente, janë gjetur të gëzojnë martesë më të qëndrueshme dhe më të fortë. Gjithashtu, meqenëse ky ishte vetëm një studim korrelativ, nuk e dimë nëse burrat më të mençur janë më të dëshirueshëm për gratë, ose burrat më të mençur kanë më shumë gjasa të duan marrëdhënie afatgjate. Studimet e fundit i mbështesin ato hetime që lidhin aspektet e inteligjencës me disa masa të suksesit jetësor, duke përfshirë hulumtimin që tregon se njerëzit që kanë nivel të lartë të inteligjencës, jo vetëm që munden, por edhe kanë marrëdhënie shumë të suksesshme./revista psika
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot