Vrasja e vëllezërve Bytyçi në Serbi, pothuaj dy decenie më parë, mbetet gur sprove në marrëdhëniet ndërmjet Washingonit e Beogradit dhe do të jetë sërish temë në Këshillin për Politikë të Jashtme të Senatit.
Sot, para senatorëve amerikanë do të jetë rezoluta e përpiluar për këtë rast ndërsa në takim do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e familjes Bytyçi.
Rezoluta, në të cilën thuhet qartë se “çdo progres në zgjidhjen e këtij rasti ose mungesa e tij, duhet të jetë faktor vendimtar në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Amerikës e Serbisë”, ndërsa kthimi i kësaj teme në rend dite tregon se SHBA-ja nuk do të heqë dorë nga ky rast.
Sipas asaj që përcjell gazeta “blic” e Beogradit insistimi për zbulimin e vrasësve, ndër të cilët si përgjegjës në zinxhirin komandues në rezolutë përmenden qartë tre funksionarë të lartë të MPB të Serbisë, krahas Kosovës dhe zbulimit të përgjegjësve për ndezjen e Ambasadës amerikane në vitin 2008 në Beograd, do të jenë presionet kryesore të SHBA –së ndaj Serbisë edhe në periudhën e ardhshme.
Zbulim i përgjegjësve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi – Yll, Mehmet dhe Agron, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova të cilët gjatë luftës iu bashkuan UÇK-së dhe u vranë pastaj me nga një plumb në zverk në Serbi, është çështje e detyrueshme për të gjithë funksionarët e lartë të Serbisë që e vizitojnë SHBA-në.
Kjo çështje i ishte shtruar edhe kryetarit të Serbisë gjatë vizitës së tij në Washington në vitin 2017.
Në rezolutën e Senatit amerikan theksohet se “është e pakuptueshme që deri më tash askush nuk është dënuar për eliminimin e vëllezërve Bytyçi dhe që aktualisht askush nuk po përballet me akuza për këtë krim të rëndë”.
Nga Qeveria e Serbisë kërkohet që “prioritet t’i jepet hetimit dhe procedimit të ish – ish zyrtarëve të cilët drejtpërdrejt ose tërthorazi janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi “.
Në rezolutë përmendet se në zinxhirin komandues në momentin e vrasjes kanë qenë ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Vlajko Stoilkoviq i cili ka bërë vetëvrasje në vitin 2002, ish- shefi i sigurimit i MPB-së Vlastimir Gjorgjeviq, i dënuar në Hagë me 18 vjet burgim dhe ish – komandanti i njësive speciale në Kosovë Goran Radosavljeviq – Guri.
Për Gurin theksohet se ai në Serbi punon si drejtor i firmës për konsultime në fushën sigurisë dhe është anëtar i partisë në pushtet, Partisë Përparimtare të Serbisë.
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...