Chrissy Teigen kthen format trupore vetëm gjashtë javë pas lindjes

11:14 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Ajo e mirëpriti fëmijën e saj të dytë gjashtë javë më parë.

Dhe, Chrissy Teigen shfaqi trupin e saj të pabesueshëm pas lindjes së foshnjës, transmeton arbresh.info.

Në shoqërinë e bashkëshortit të saj, John Legend ajo dukej mahnitëse në Los Angeles.

Supermodelja zbuloi figurën e saj të pabesueshme pas lindjes së djalit të saj, Miles. Joshëse dhe e kompletuar dukej 32 vjeçarja e veshur me një fustan të zi duke ekspozuar gjoksin dhe këmbët e saj seksi.

Fustanin ajo kishte kombinuar me një qafore të thjeshtë dhe një palë këpuca të zeza, ndërsa flokët e saj ombre i kishte kapur bisht duke zbuluar fytyrën e saj të grimuar shumë pak.

 

Ndërsa, John Legend dukej shumë i pashëm me një kostum ngjyrë të kaltër.

Çifti kanë dy fëmijë dhe duken shumë të lumtur afër njëri tjetrit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme