Google ADS

Victoria Beckham çdo vit e më e bukur, mahnitëse në fustan të zi

10:52 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Ajo është e njohur për shfaqjet e saj të panumërta me një stil shumë të veçantë, duke krijuar vetë koleksione për vetën dhe klientët e saj.

Pra nuk është befasi që Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen përderisa arriti në The Agento Ball në Windsor për Fondacionin e AIDS Elton John, transmeton arbresh.info.

E veshur me një fustan të zi dhe e shoqëruar nga djali i saj i madh, Brooklyn, Beckham la pa fjalë të gjithë.

44 vjeçarja kishte vendosur të merrte pjesë në festimin e 25 vjetorit të bamirësisë së shokut të saj.

Victoria dukej e pabesueshme në një fustan të zi të hapur deri në gjoks dhe të hapur në pjesën e shpinës, e të kombinuar me një qafore të gjatë me diamant dhe smerald.

 

Ish Spice Girl i dha tifozëve një paraqitje të shkurtër edhe në qilimin e kuq së bashku me djalin i cili kishte veshur një kostum elegantë me një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme