Për ndalimin e vizitës në Kosovë, Serbia fajëson edhe BE-në

10:24 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur sot skandaloz vendimin e Kosovës për ndalimin e vizitës së ministrit serb Mbrojtjes Aleksandar Vulin në Kosovë gjatë manifestimeve serbe për ditën e Vidovdanit paralajmëruar për sot , transmeton Arbresh.info.

Sipas kumtesës që e publikon FoNet, Zyra… e ka fajësuar edhe Bashkimin Europain për ndalimin e kësaj vizite.

“Është e qartë se ky vendim është marrë në koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Shërbimit Europian për Punë të Jashtme me qëllim që të nënçmohet Serbia”, thotë kumtesa e Zyrës.

Ky vendim, shtohet n ë kumtesë, vjen pas pranimit të Kosovës në takimin e Brukselit se përkrah marrëveshjet e arritura deri më tash dhe se sillet si palë e rëndësishme dhe e respektueshme ndal palës me të cilën dëshiron marrëveshje.

Vizita e Vulinit, thotë kumtesa, është paralajmëruar në përputhje me procedurat e rregullta dhe moslejim i saj, vlerësohet, është shkelje shumë e rëndë Marrëveshjes për vizata e zyrtarëve garantues i të cilave është mu Bashkimi Europian.

Në fund kumtesa ka thënë se “është e papranueshme mësimi i nga disa shtete se çfarë duhet të thonë zyrtarë serbë për Ditën e Vidovdanit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme