Vulin tenton të hyjë në Kosovë, MPJ: Për çdo provokim përgjegjësinë mban Beogradi

10:14 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës është mobilizuar sot për shkak të festës së Vidovdanit, e cila zhvillohet në Gazimestan me pjesëmarrës të shumtë nga komuniteti serb.

Ardhjen në këtë festë e ka paralajmëruar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin.

Për këtë fakt drejt veriut të Mitrovicës ku edhe pritet të hyjë Vulini janë nisur Njësia Speciale e Kosovës

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit i ka shkruar përmes rrjetetit social , se është e kuptueshme se hyrja ilegale në Kosovë nënkupton arrestimin nga ana e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se secili provokim që po bëhet nga shteti serb, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime të tilla janë të qëllimshme.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracion eve qe rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosovës, nënkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosovës.” ka thënë Zyberaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme