Granit Xhaka ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, shikoni reagimin e tij pas kualifikimit të Zvicrës

09:54 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Zvicra arriti të kualifikohet për në fazën e ardhshme në Botërorin e Rusisë ani pse barazoi 2:2 me Kosta Rikën në ndeshjen e fundit.

“16 të fundit! Raundi i ardhshëm, ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Granit Xhaka, ylli shqiptar i Zvicrës në rrjetin social “Instagram”.

Granit Xhaka ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në tre ndeshjet e para madje e ka shënuar edhe një gol të mrekullueshëm me një goditje nga distanca ndaj Serbisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme