Gianni De Biasi e merr drejtimin e Kombëtares që e luan sot ndeshjen e fundit në Kampionatin Botëror?

09:40 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili e shkroi historinë me ‘kuqezinjtë’ duke e kualifikuar Kombëtaren për herë të parë në Kampionatin Evropian në vitin 2016 në Francë, pritet që të bëhet me ekip të ri, përcjellë arbresh.info.

Gianni De Biasi i cili së fundmi e drejtoi Alavesin në Spanjë, mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Polonisë e cila së fundmi është eliminuar nga Kampionati Botëror shkruan ‘Sportmediaset’.

Përzgjedhësi aktual Adam Naëalka do të largohet pas ndeshjes së sotme ndaj Japonisë derisa De Biasi tashmë i ka vënë kontaktet me Federatën e Polonisë.

Mbetet për tu parë në ditët në vijim nëse De Biasi do ta drejtojë Kombëtaren e Robert Lewandowskit me shokë në rrugën drejt Kampionatit Evropian. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme