Autoritetet gjermane kanë nisur një hetim në një varg vdekjes, pasi një punonjës është kapur duke tentuar t’ia helmojë kolegut drekën.
Policia gjeti merkur, plumb dhe kadmium në shtëpinë e të dyshuarit, transmeton portali arbresh.info.
Ai është arrestuar për incidentin në qytetin Schloß Holte-Stukenbrock, veriperëndim të Gjermanisë.
Megjithatë, policia tani dyshon që ai mund të jetë përgjegjës për vdekjen e 21 njerëzve që punonin në kompaninë e njëjtë.
56 vjeçari u arrestua në maj të këtij viti, pasi një nga kolegët e tij vërejti pudër të bardhë në ushqimin e tij. Gati-viktima njoftoi superiorët e tij dhe u kërkoi që të shikonin xhirimet e kamerave të sigurisë, ku u pa i dyshuari duke i vënë substancën drekës së kolegut.
I dyshuari ka punuar për ARI Armaturen për 38 vjet, tha menaxheri Blechinger, duke e përshkruar njeriun si “dukshëm që s’bie në sy”. I dyshuari ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur pas arrestit./Arbresh.info/
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat