Milan i përgatit vizitat mjekësore për lojtarin që konsiderohej si ‘Messi i ri’

09:17 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Milan po përgatitet që ta transferojë në ‘San Siro’ talentin nga Kroacia, Alen Haliloviç, transmeton arbresh.info.

Klubi nga qyteti i modës sipas ‘Sportmediaset’ i ka përgatitur edhe vizitat mjekësore për futbollistin i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Las Palmas në Spanjë.

Milan pritet që t’i ofrojë kontratë katër-vjeçare futbollistit i cili vite më parë është konsideruar se ‘Messi i ri’, mirëpo i cili nuk arriti që ta shfaq në maksimum talentin e tij.

Ai e ka nisur karrierën në Dinamo Zagreb, ka luajtur edhe për Barcelonën, Sporting Gijonin, Hamburgun edhe së fundmi Las Palmas.

Alen Haliloviç luan si mesfushor dhe aktualisht është 22-vjeçar. /arbresh.info/

Ähnliches Foto

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme