Megjithëse është formuar në vitin 2015 dhe është funksionalizuar para një viti, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar me ngritjen e aktakuzave për krime lufte, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Para dy vjetësh kanë nisur paralajmërimet e para se Gjykata Speciale do të dalë shumë shpejt me aktakuzat e para për personat që dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë, mirëpo ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Zyrtarë të Gjykatës Speciale i kanë thënë “Zërit” se Dhomat janë plotësisht funksionale qysh nga 5 korriku i vitit 2017 dhe se po e vazhdojnë punën, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se kur do të mundë të ngrihen aktakuzat e para.
Ndërsa përfaqësues të partive politike të vendit shprehet skeptikë mbi atë se këtë vit do të fillojë ngritja e aktakuzave përderisa konsiderojnë që formimi i Gjykatës Speciale ishte vendim politik dhe jo i drejtë për Kosovën.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve juridike të vendit thonë se çështja e Gjykatës Speciale i ngjan lojës pingpong, pasi po bëhet një lojë politike e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj popullit të saj nga Bashkësia Ndërkombëtare./Zëri/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...