Përfaqësuesit e shoqërisë civile kundërshtojnë propozimin e Qeverisë për shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurorimit, organ ky, i cili mbikëqyr shpenzimin e rreth 400 milionë euro të buxhetit të Kosovës .
Idenë për shuarjen e këtij institucioni e ka dhënë ditë më parë, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri.
Sipas tij, ky institucion duhet të kalojë pranë departamentit të Gjykatës në mënyrë që të mundë të jetë më efikase në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike. Kurse, ankesat lidhur për parregullsi sa i përket procesit të tenderimit mund t’i kalojnë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Por, idenë e ministritë Tahiri po e kundërshtojnë përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare.
“Për sa i përket OSHP-së, duke pasur parasysh vonesën e shqyrtimit të lëndëve nga gjyqësori dhe mungesën e ekspertizës brenda organeve gjyqësore dhe prokurorisë sa i përket trajtimit të çështjeve që lidhen me prokurim publik, dhe faktin se OSHP vetëm gjatë vitit 2017 ka marrë 1373 ankesa lidhur me proceset e tenderimit, ne mendojmë se ky organ nuk duhet të shuhet, por të fuqizohet edhe më shumë”, thotë për arbëresh.info, Diana Metushi Krasniqi menaxhere e projekteve të prokurimit në KDI.
“Ne jemi të pajtimit që ky organ nuk duhet të jetë i ndikuar nga politika, meqë anëtarët e bordit propozohen dhe miratohen në kuvend”. Por, ajo thotë se ky organ duhet të monitorohet më shumë për faktin se në të kaluarën, janë marrë disa vendime kontradiktore.
“Gjithashtu, do të duhej të adresohej monitorimi më i detajuar i punës së këtij organi, sidomos meqë është raportuar për vendime kontradiktore, si dhe të rritej numri i anëtareve të bordit udhëheqës, që në rastet e mundshme të suspendimeve, të ketë anëtar të mjaftueshëm për marrjen e vendimeve konform legjislacionit në fuqi. Në rast të shkrirjes së këtij Organi brenda Gjykatave, ne rekomandojmë që ky organ të kaloj si dhomë e veçantë pranë Gjykatës Themelore, Departamenti për çështje administrative”, shtoi zyrtarja e KDI-së.
Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shprehet kundër anulimit të OSHP-së. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh me që besimi tek institucionet e drejtësisë është shumë I ulët.
“IKD vlerëson se nisma e Ministrit Tahiri, paraqet paradoks në vete, bazuar kohën kur vjen, kohë kjo kur besimi në sistemin gjyqësor është jashtëzakonisht i ultë, kohë kur raportet e progresit në vazhdimësi e kritikojnë sistemin gjyqësor për mungesë të kapaciteteve profesionale për të trajtuar lëndët që i takojnë prokurimit publik në mënyrë të pavarur, paanshme dhe të drejtë, kur sistemi gjyqësor është i stërngarkuar më lëndë të natyrave të ndryshme civile, administrative, ekonomike dhe zgjidhja e këtyre lëndëve merr kohë që matet me vite e në raste të caktuara edhe me dekada, është një nismë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e pamatur”, thotë Miftaraj.
Ai shtoi se gjëja e vetme që duhet bërë sa i përket këtij organi, është fuqizimi i tij dhe mosndërhyrjet e politikës. Ndryshe, OSHP është një lloj gjykate e tenderëve, pasi që ky organ shqyrton të gjitha ankesat që parashtrohet nga palët qoftë në nivel qendror apo lokal. Por, sipas shumë raporteve të organizatave joqeveritare vendore, Prokurimi publik në Kosovë mbetet sektori me besimin më të ulët tek opinionit publik.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...