Emrat e disa familjeve në histori lidhen me pushtetin e fuqinë që buron nga pasuria jo e zakonshme e tyre. Janë disa dhjetëra familje në kohë të ndryshme që janë konsideruar si më të fuqishmet.
Një familje është ajo Rothschild, e cila daton herët në histori dhe vazhdon të jetë një prej emrave më të fortë në biznesin e bankave. Familja Rothschild është një dinasti bankare me origjinë hebreje gjermane, e cila ka degë në gjithë Evropën, shkruan Bota.al. Familja u bë e njohur në rrafsh kombëtar pas veprimeve që mori Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e të cilit për suksesin e ardhshëm ishte të ruante kontrollin e biznesit nga familja dhe duke ruajtur sekret të plotë mbi pasurinë dhe arritjet në biznes. Mayer Rothschild arriti të mbante pasurinë në familje me anë të martesave brenda rrethit të ngushtë farefisnor.
Një tjetër familje është ajo Nehru-Gandhi. Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 erdhi dhe lindja e kësaj dinastie politike. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë dhe nxiti vajzën e tij Indira që të përfshihej gjithashtu në politikë. Ajo qëndroi në postin e kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë. Në vitin 1991 një grua e re u ul në gjunjë për të prekur këmbën e tij dhe më pas shpërtheu duke vrarë veten, Rajivin dhe 16 persona të tjerë. Lista vijon me dinastinë Khan. Genghis Kan ishte themeluesi i perandorisë Mongole. Ai erdhi në fuqi duke bashkuar shumë prej fiseve nomade në Azinë verilindore. Gjatë ekzistencës së saj, perandoria Mongole pushtoi një pjesë të madhe të Azisë qendrore. Para se Genghis Khan të vdiste ai caktoi Ogedei Khan si pasardhësin e tij dhe e ndau perandorinë ndërmjet djemve dhe nipërve të tij. Pasardhësit e tij e shtrinë perandorinë Mongole thuajse në gjithë Euroazinë duke pushtuar dhe krijuar shtete vasale nga vendet që në kohët moderne janë Kina, Korea, Kaukazi dhe vendet e Azisë Qendrore, si dhe pjesë të Evropës Lindore moderne.
Familja Rothschild
Familja Rothschild është një dinasti bankare me origjinë hebre gjermane, e cila ka degë në gjithë Evropën. Familja u bë e njohur në rrafsh kombëtar pas veprimeve që mori Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e së cilit për suksesin e ardhshëm ishte të ruante kontrollin e biznesit nga familja dhe duke ruajtur sekret të plotë mbi pasurinë dhe arritjet në biznes. Mayer Rothschild arriti të mbante pasurinë në familje me anë të martesave brenda rrethit të ngushtë farefisnor. Sot kjo familje është ndër më të fuqishmet e të pasurat në botë.
Familja Plantagenets
Kjo familje është një ndër familjet më të fuqishme sepse ka ndihmuar në zhvillimin e kulturës angleze dhe sistemi politik anglez u ndërtua nën udhëheqjen e tyre. Nën udhëheqjen e Tudorëve u formua kisha e Anglisë, si dhe një epokë e artë, por domethënia e linjës Plantagenet është shumë herë më e rëndësishme. Shtëpia e Plantagenet ishte një shtëpi mbretërore e themeluar nga Henry II i Anglisë. Mbretërit e kësaj familjeje udhëhoqën Anglinë në shekullin e 12-të. Institucionet politike, si Parlamenti i Anglisë e kanë origjinën në periudhën e Plantagenet, siç janë dhe institucionet arsimore si “Cambridge” dhe “Oxford”.
Familja Nehru-Gandhi
Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 erdhi dhe lindja e kësaj dinastie politike. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë dhe nxiti vajzën e tij, Indira, që të përfshihej gjithashtu në politikë. Ajo qëndroi në postin e kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë. Në vitin 1991 një grua e re u ul në gjunjë për të prekur këmbën e tij dhe më pas shpërtheu duke vrarë veten, Rajivin dhe 16 persona të tjerë.
Familja Khan
Genghis Khan ishte themeluesi i perandorisë Mongole. Ai erdhi në fuqi duke bashkuar shumë prej fiseve nomade në Azinë verilindore. Gjatë ekzistencës së saj, perandoria Mongole pushtoi një pjesë të madhe të Azisë Qendrore. Para se Genghis Khan të vdiste, ai caktoi Ogedei Khan si pasardhësin e tij dhe e ndau perandorinë ndërmjet djemve dhe nipërve të tij. Pasardhësit e tij e shtrinë perandorinë Mongole thuajse në gjithë Euroazinë, duke pushtuar dhe krijuar shtete vasale nga vendet që në kohët moderne janë Kina, Koreja, Kaukazi dhe vendet e Azisë Qendrore, si dhe pjesë të Evropës Lindore moderne.
Familjet Claudia dhe Julius
Këto dy familje janë të kombinuara në një duke qenë se ishin dy prej familjeve më të rëndësishme në Romën e lashtë dhe eventualisht u bashkuan për të formuar dinastinë Julio-Klaudiane, e cila nxori perandorët më të famshëm: Caligula, Augustus, Claudius, Tiberi dhe Neroni. Këto pesë perandorë sunduan në perandorinë romake deri sa i fundit i linjës, Neroni kreu vetëvrasje. Ata ishin të lidhur nëpërmjet martesës dhe adoptimit. Sundimi i perandorëve të këtyre familjeve ka tipare të ngjashme. Të gjithë e kanë zgjeruar territorin e perandorisë romaike dhe kane iniciuar projekte masive ndërtimi.
Familja Zhu
Zhu ishte emri i familjes së perandorëve të dinastisë Ming. Perandori i parë Ming, Hongwu zgjodhi emrin Ming për dinastinë. Ming do të thotë brilante. Dinastia Ming ishte dinastia sunduese e Kinës nga viti 1368 deri në 1644 pas rënies së dinastisë Yan. Ming, “Një prej epokat më të mëdha të qeverisjes së rregullit dhe stabilitetit social në historinë e njerëzimit”, ishte dinastia e fundit në Kinë e sunduar nga hansët etnikë. Edhe pse kryeqyteti Ming, Pekini ra në vitin 1644 pas një rebelimi të udhëhequr nga Li Zicheng, i cili u zëvendësua shpejt nga dinastia Qing. Udhëheqja Ming ndërmori konstruktimin e shumë projekteve, duke përfshirë restaurimin e Kanalit të Madh dhe Murit të Madh.
Familja Ptolemi
Dinastia Ptolemike ishe një familja helene maqedonase mbretërore që sundoi në perandorinë Ptolemike në Egjipt për thuajse 300 vjet. Ptolemi, një prej shtatë badigardëve, i cili shërbeu si gjeneral i Aleksandrit të Madh u emërua satrap i Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit. Në vitin 305 para Krishtit ai u vetëdeklarua mbreti Ptolemi I, më vonë i njohur si “shpëtimtari”. Egjiptianët i pranuan shpejt Ptolemët si pasardhësit e faraonëve të Egjiptit të pavarur. Familja e Ptolemit sundoi Egjiptin deri në sundimin romak të vitit 30 para Krishtit. Anëtarja më e famshme e kësaj linje ishte mbretëresha Cleopatra.
Familja Medici
Familja Medici ishte një familje e fuqishme dhe me ifluencë fiorentine, nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 17-të. Familja ka nxjerrë tre papë, Leo X, Clement VII dhe Leo XI, shumë udhëheqës së Firences e më pas dhe anëtarë të anëtarëve të familjeve mbretërore franceze dhe angleze. Si familjet e tjera të fuqishme ata dominonin qeverinë e qytetit të tyre. Ata ishin në gjendje ta vinin qeverinë në funksion të familjes së tyre duke krijuar një ambient, ku arti e humanizmi lulëzuan. Ata çuan në lindjen e Rilindjes Italiane së bashku me familje të tjera në Itali si Visconti dhe Sforza në Milano, Este në Ferrara dhe Gonzaga në Mantua.
Shtëpia e Habsburgëve
Perandori austriak i Shtëpisë së Hasburgëve, Franc Jozefi, mbretëroi për 68 vite, duke shënuar udhëheqjen e tretë më të gjatë në historinë e aristokracisë evropiane. Elizabeta u vra me thikë në moshën 60-vjeçare nga një anarkist. Djali dhe trashëgimtari i Franc Jozefit dhe i Elizabetës, Princi Rudolf, u lidh me një baroneshë 17-vjeçare dhe shokoi gjithë botën duke e vrarë atë e më pas veten. Si rezultat, Franc Ferdinandi, nipi i perandorit u bë trashëgimtar i fronit. Në vitin 1914, Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij, Sofia, u vranë në Sarajave, ngjarje kjo që u konsiderua si një prej shkaqeve të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Dinastia Tutankhamun
Mbreti Tut lindi nga Faraoni Akhenaten. Kjo degë e pemës së familjes ishte e vjetër dhe e tharë, dhe Tutankhamuni lindi me dhëmbët prerës të mëdhenj dhe qiellzë të çarë si dhe kafkë të stërgjatë. Kjo mbase ishte dhe arsyeja pse ai u martua me vajzën e babait të tij, Ankhesenamen. Tuti dhe Ankhesenamen sollën në jetë dy vajza, të dyja të lindura para kohe, të dyja të vdekura. Mbreti Tutankhamun vdiq në moshën 19-vjeçare i goditur në kokë apo i helmuar, ose nga një gangrenë e shpejtë, duke e lënë Egjiptin pa trashëgimtar. Gruaja e tij zgjodhi të martohej me një të pallatit, i quajtur Ay, i cili mendohet se mund të ketë qenë vrasësi i Tutankhamunit.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...