Skena tronditëse, shpërthen dhuna mes tifozëve serbë dhe atyre të Brazilit

23:45 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Për herë të parë në këtë Kampionat Botëror kanë shpërthyer skena të dhunshme në një stadium.

Kjo ka ndodhur mes ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Brazilit të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë), transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i pesëfishtë i botës siguroi fitore me rezultat 2 me 0 duke eliminuar kombëtaren serbe nga turneu madhështor në Rusi.

Një tifoze femër është parë në mes të një turme ku tifozët e Brazilit po godisnin në kokë një tifoz serb.

Femrat u kapën në përleshje dhe kështu tifozët e skuadrës rivale u përplasën dhe goditën njëri-tjetrën në stadiumin Spartk në Moskë./arbresh.info/

Më poshtë mund të shikoni këto skena tronditëse:

Të ngjashme