Serbia është eliminuar në Kampionati Botëror “Rusia 2018”.
Kombëtarja serbe ka vazhduar ngjashëm si në të kaluarën me paraqitjet e tyre në turnet madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Brazili me një super performancë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) arriti të siguroj fitore me rezultat 2 me 0 duke dërguar nga fazat grupore edhe një herë në shtëpi skuadrën në udhëheqjen e trajnerit Mladen Krstajic.Mirëpo, para ndeshjes kundër kampionit të pesëfishtë të botës, serbët ishin tronditur nga shqiptarët e Zvicrës që i mposhtën me rezultat 2 me 1 pas supergolave nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Shpresa e tyre e vetme ishte fitorja kundër skuadrës nga Amerika e Jugut, por diçka e tillë ishte e pamundur për ta.
Dhe, disfata e pësuar sonte i ka siguruar atyre një rekord negativ pasi kjo është hera e tretë që Serbia është eliminuar në fazat grupore të Kampionatit Botëror si një komb i pavarur./arbresh.info/
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...