Në kryeqytetin Serbisë në Beograd, për nesër është paralajmëruar një protestë kundër dialogut të Brukselit.
Siç njofton b92, protestën e organizojnë shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.
Pjesëmarrjen në protestë e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviq.
Ai ka vlerësuar se kryetari Aleksandar Vuçiq “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte