Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) rreth dy të tretat e 5.8 milionë migrantëve të brendshëm të cilat janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të sulmeve të organizatës terroriste DEASH në Irak, janë kthyer në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar nga IOM tregon se numri i migrantëve të brendshëm në Irak është zvogëluar nga 5.8 milionë në 2 milionë persona.
Në raport theksohet se Mosuli është bërë vendi ku janë kthyer më së shumti migrantë me 1.4 milion, ndërsa Mosulin e ndjekin Anbar me 1.2 milion migrantë dhe 534 mijë migrantë Saladin.
Këtë vit, thuhet në raport, në shtëpitë janë kthyer 590 mijë persona, me të cilën për shkak të disa pengesave ka rënë numri i kthimeve.
Sipas raportit, shkatërrimi i madh në vendet ku ndodhin kthimet, problemet e strehimit të lidhura me këtë, problemet e sigurisë dhe mungesa e vendeve të punës janë ndërsa pengesat.
Qeveria irakiane kishte njoftuar se nevojiten 88 miliardë dollarë për rindërtimin e shkatërrimit të madh të shkaktuar nga DEASH.
Organizata terroriste DEASH në qershor të vitit 2014 kishte marrë nën kontroll Mosulin, Anbarin dhe Saladin, si dhe një pjesë të Diyala dhe Kirkuk, e cila përbën një të tretat të Irakut.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Ibadi, më 18 shtator 2017 kishte njoftuar se i kanë dhënë fund pranisë së DEASH-it në vend.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja