Serbia 0:2 Brazili, notat e lojtarëve

22:26 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Brazili ka eliminuar Serbinë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pas një super paraqitje në Otkrytie Arena.

Kampioni i pesëfishtë i botës ka siguruar fitore me rezultat 0 me 2 në takimin e xhiros së tretë të zhvilluar në kuadër të grupeve kundër Serbisë mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.Neymar, i cili krijoi asistim në golin e dytë të skuadrës së tij, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Futbollisti më i shtrenjtë në botë është vlerësuar me notën 9.2 për paraqitjen fantastike kundër serbëve.

Thiago Silva, autori i golit të dytë, është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë 8.9, ndërsa Philippe Coutinho që krijoi super asistim në golin e epërsisë nga Paulinho – i vlerësuar me notën 7.2, është vlerësuar me notën 8.1.

Lojtari me notën më të dobët është mesfushori Adem Ljajic (5.9) i skuadrës së Mladen Krstajicit./arbresh.info/

Serbia 0:2 Brazili, notat e lojtarëve

Të ngjashme