Google ADS

Haxhiu: Në dialogun me Serbinë patjetër të marrë pjesë edhe opozita

22:40 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Teuta Haxhiu, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë së duhet dialoguar me Serbinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet dialogun, dhe për ne nuk ka rëndësi kush e udhëheqë atë”, ka thënë Haxhiu në RTV Dukagjini.

Deputetja e koalicionit qeveritar ka thënë se marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend me shumicën absolute të votave.

“Për ne me rëndësi është cila është marrëveshja, por ajo marrëveshje duhet t’i merr 2/3 e votave”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, të gjithë duhet të japin përgjegjësi në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

“Askush nuk mundet të vendosë më mbi parimet e shtetësisë”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar llogari nga të gjitha subjektet parlamentare.

“Kuvendi nuk duhet t’i ik përgjegjësisë, e as subjektet politike parlamentare”.

Deputetja e AAK-së, ka thënë se trupa që do të merr pjesë në dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë.

“Ekipa që do të udhëheq dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë, dhe duhet të ketë bekimin e Kuvendit”, ka deklaruar më tej Haxhiu duke shtuar se 60% e ekipës duhet t’i takojë opozitës.

“60% e ekipës që do të bisedojnë me Serbinë, duhet t’i takojnë opozitës”, ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme