Noti gjithmonë është konsideruar si një ndër aktivitetet më të mira për trupin.
Nga fëmijët, te adoleshentët dhe të moshuarit përfitojnë nga noti.
Noti jo vetëm që përmison shëndetin fizik, por stabilizon edhe atë mendor, transmeton portali arbresh.info
Pa dyshim që të gjitha ushtrimet luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin, por noti është konsideruar mbreti i të gjithave.
Më poshtë mund të gjeni disa nga përfitimet që sjell noti.
Rrit mirëqenien sociale
Noti është përfshirë në listën e sporteve sociale. Noti ju jep kënaqësi që të qëndroni pranë familjes dhe miqve. Motivon mirëqenien dhe largon stresin.
Ju orienton nga qëllimi
Noti ndihmon në orientimin e qëllimeve profesionale dhe personale. Ndihmon në gjetjen e një qëllimi në jetë dhe gjithashtu krijon nxitjen e marrjes së një pune të vështirë.
Ju bën më të zgjuar
Noti në bazë të disa rregullave ndihmon në përmisimin e aftësive të të menduarit dhe në funksionimin e memories. Është i dobishëm sidomos për personat që punojnë në zyrë. Zvogëlon nivelet e inflamacionit në trup së bashku me rezistencën e insulinës që transportohet në tru që ushqen rritjen e qelizave të reja në tru. Prandaj, noti ju bën të mençur dhe përmirësoni nivelet si ankthit, gjendjen shpirtërore dhe largon stresin.
Humbje peshe
Në krahasim me ushtrimet tjera, noti ndihmon në djegien e sa më shumë kalorive. Nëse jeni duke kërkuar për të hequr kaloritë, noti është një ndër ushtrimet ideale. Prandaj, një orë në ujë ndihmon që trupi juaj të jetë në formë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...