Google ADS

Zvicrës i mjafton barazimi kundër Costa Ricas, vazhdon tutje

22:03 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Zvicra ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

I ka mjaftuar vetëm një pikë nga barazimi i siguruar 2 me 2 kundër Costa Ricas që kombëtarja zvicerane të vazhdojë tutje në fazën e ardhshëm të turneut madhështor, shkruan portali arbresh.info.

Me golin nga Blerim Xhemajli, i cili u bë futbollisti i tretë me prejardhje shqiptare që shënon në Botëror, Zvicra gjeti epërsinë për 1 me 0. Anëtari i Bolognas realizoi pas një super goditje nga afërsia në minutën e 31′.Costa Rica u rikthye me golin nga Waston në minutën e 56′ të pjesës së dytë, por Zvicra gjeti sërish avantazhin në minutën e 88′ të ndeshjes duke realizuar për 2 me 1.

Sidoqoftë, takimi u mbyll me rezultat 2 me 2 pasi goditja nga penaltia e ekzekutuar nga Rusi në minutat shtesë të ndeshjes përfundoi në transversale dhe më pas u kthye në kokën e portierit Sommer duke shënuar një nga golat më komik të këtij botërori.

Zvicra përfundoi fazat e grupeve në pozitën e dytë pas Brazilit si lider i Grupit E duke eliminuar kështu Serbinë dhe Costa Rican./arbresh.info/

Shikoni të gjitha golat e këti takimi:

https://streamable.com/r2qd1

Të ngjashme