Britania “përvëlohet” nga vapa

21:34 | 27 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Britania e Madhe ka shënuar ditën e saj më të nxehtë të vitit për ditën e tretë më rradhë, pasi temperaturat kanë arritur deri në 32 gradë.

Nxehtësia ekstreme ka shkatërruar disa rrugë dhe ka shkaktuar probleme tjera, transmeton portali arbresh.info

Nëpër disa rrugë ka filluar edhe shkrirja e asfaltit, e cila ka shkaktuar problem të madh për shoferët.

Disa britanikë kanë shfrytëzuar kohën e mirë dhe kanë dalur nëpër parqet kryesore të vendit  dhe e disa plazha që të marrin pak diell.

Sipas meterologëve, pas ditës së sotme në Britani do të fillojë moti i paqëndrueshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme