Një zëdhënës i ushtrisë irakene ka deklaruar se forcat e sigurisë kanë gjetur trupat e tetë njerëzve që ishin marrë peng nga Shteti Islamik në fillim të këtij muaji.
Rrëmbimet tërhoqën vëmendjen kombëtare në mesin e shqetësimeve rreth kërcënimit të vazhdueshëm nga militantët e ISIS, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri Haidar al-Abadadi tha të martën se ushtria kishte formuar një qelizë speciale për të ndjekur rastet e rrëmbimeve.
Gjenerali Yahya Rasool deklaroi se viktimat ishin qëlluar për vdekje me armë në kokë.
Për AP ai tha se trupat u gjetën pranë një autostrade, ku Shteti Islamik pretendoi se kishte rrëmbyer 17 policë dhe 2 militantë.
Gjashtë nga pengjet janë shfaqur në një video, ku kërkohej lirimi i të gjithë të burgosurve sunitë në burgjet e Irakut./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...