Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim si jo zakonisht të gjatë me Papa Franceskun, me të cilin diskutuan mbi çështjet e emigracionit, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe të ardhmen e unitetit të Evropës.
Në vizitën e tij të parë në Vatikan, Macron foli pas dyerve të mbyllura me Papën, për 57 minuta, takimi më i gjatë i atit të shenjtë me një shef shteti, duke kapërcyer kohëzgjatjen e takimit me Barack Obamën dhe pothuajse dy herë më shumë se koha në dispozicion për Donald Trump.
Ata diskutuan privatisht mbërritjen në evropë të emigrantëve që i largohen varfërisë dhe konflikteve, një çështje që ka ndezur përplasje mes shteteve anëtare të BE.
Macron ka marrë një pozicion të ashpër mbi emigracionin ndërsa javën e shkuar papa i kërkoi liderëve të mirëpresin të gjithë refugjatët që munden ti integrojnë në shoqëri.
Papa Francesku, ashtu siç e ka traditë, shkëmbeu edhe dhurata me Emmanuel dhe Brigite Macron, në pallatin apostolik. Dhe pas bisedimeve, Papa Francesku i dha Macron edhe një medalje bronzi të Shën Martinit, simbol i bujarisë në shekullin e katërt, dhe kërkoi që liderët të ndihmojnë të varfrit. Duke i dhënë medaljen Macron, ati i shenjtë tha se është detyrimi i qeverive të mbrojnë të varfrit.
Vatikani i cilësoi bisedimet me Macron si të përzemërta, duke thënë se ishin një shkëmbim këndvështrimesh për situata të ndryshme konflikti, veçanërisht për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, dhe një reflektim i përbashkët mbi perspektivën e projektit evropian./tch/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...