Google ADS

Historike: Kosova siguron medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

18:33 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Distria Krasniqi ka shkruar historinë pasditen e sotme (e mërkurë) në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Xhudistja jonë i ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga turneu madhështor që është duke u zhvilluar në Spanjë, shkruan portali arbresh.info.Krasniqi arriti të mposhtë në finale xhudisten italiane Odette Giuffrida në kuadër të kategorisë 52 kilogramë.

“Distria Krasniqi ia ka sjell medaljen e parë të artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare lTarragona 2018l”, shkruan KOK në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Është kjo medalja e parë e Kosovës në Lojëra Mesdhetare”

Deri në finale ka arritur të kualifikohet edhe Nora Gjakova që është duke u garuar në kuadër të kategorisë 57 kilogram./arbresh.info/

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/2096223670449661

Të ngjashme