Kur Neymar shënoi përfundimisht një gol kundër Costa Ricas, Brazili festoi, superylli shpërtheu në lot dhe motra e tij nxori nga vendi shpatullën e saj.
Televizioni ‘SportTV’ në Brazil raportoi të mërkurën se Rafaella Santos ishte aq e ngazëllyer me golin e realizuar nga vëllai i tij kundër skuadrës së vogël të Costa Ricas sa u përplas me një shoqe të saj dhe u lëndua në shpatull, transmeton portali arbresh.info.Ajo më vonë postoi një foto të saj në rrjete sociale duke shfaqur shpatullën e saj të lidhur me fashë.
Goli dyfishoi epërsinë e Brazilit në 2 me 0 para fishkëllimës së fundit dhe pas të cilës Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë, ra në gjunjë dhe filloi të qante.
Ai është kritikuar shumë nga tifozët në Brazil për performancën e tij deri tani në Kampionatin Botëror në Rusi./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...