Mbrojtësi i Meksikës, Jesus Gallardo nuk ka humbur kohë duke bërë që prezenca e tij të ndihet gjatë ndeshjes së xhiros së fundit në kuadër të grupeve në Kampionatin Botëror kundër Suedisë.
Lojtari ka pranuar kartonin më të shpejtë në histori të Kampionatit Botëror kur nga prapa kreu një ndërhyrje ndaj Ola Toivonenit pas vetëm 15 sekondave për tu ndëshkuar me karton të verë, transmeton portali arbresh.info.
Ky ishte kartoni i verdhë më i shpejtë qysh pas prezantimit të kartonëve në edicionin e vitit 1970 të turneut të zhvilluar në vendlindjen e Gallardos.
Gallardo ndërhyri direkt nga prapa ndaj sulmuesit suedez pas një topi të gjatë që ishte gjuajtur drejtë tij menjëherë pas fillimit të ndeshjes.
Ai theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Jose Alberto Batistika i Uruguait për ndëshkim pas vetëm 39 sekondave lojë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...