Kongresisti amerikan Eliot Engel, mbështetës i hapur i shqiptarëve, ka treguar me një gjest të thjeshte se anën e kujt mban edhe në rastin e gjobitjes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga FIFA për mënyrën sesi e festuan fitoren, duke bërë shenjën e shqiponjës.
Pas marrjes se mandatit në Kongres, Engel pozoi duke bashkuar duart mbi gjoks në të njëjtën mënyrë. Veprimi i tij tejet domethënës është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti shqiptar.
Por Engel nuk ishte i vetmi qe rreshtohet në anën e Xhakës e Shaqirit. Të njëjtin gjest bëri edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, çka ngjalli reagimin e fortë të presidentit serb Aleksandër Vuçic.
“Kroatët dhe shqiptarët na urrejnë,- tha ai, duke shtuar- Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes.
Foton, që duket u ka dhembur shumë, e kanë shpërndarë edhe një pjesë e mirë e mediave serbe. FIFA për çdo rast nuk i ndëshkoi ashpër futbollistët shqiptarë, duke u mjaftuar vetëm me gjobë e duke mos i ndaluar të marrin pjesë në lojërat e ardhshme.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën