Kosovë – Hungari, në këtë ndeshje nuk ju duhet kuleta

15:27 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka organizuar konferencë për media një ditë para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019” ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Të pranishëm në konferencë ishin, kapiteni Dardan Berisha, basketbollisti Erjon Kastrati, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Hyrja për ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët të enjten dhe dielën do të dalin në fushë dhe do të luajnë për Gazmned Sianin i cili ditë më parë ndërroi jetë.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme