Ende pa u bërë një vit nga rregullimi i varrezave të “106 Martirëve” në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit, ato kanë filluar të dëmtohen. Për këtë projekt komuna e Rahovecit kishte shpenzuar rreth 100 mijë.
Familjarë të martirëve thonë se ato kanë filluar të dëmtohen për shkak se kompania e kontraktuar sipas tyre nuk e ka bërë punën si duhet. Jeton Krasniqi, përfaqësues i fshatit Pastasel, babai i të cilit është njëri nga martirët i varrosur në këto varreza thotë se kur kanë filluar punimet nga komuna ai nuk është njoftuar nga Komuna e as nga kompania që i kreu punimet.
“Kur kanë filluar punimet, unë si përfaqësues i fshatit nuk jam njoftuar për to. Pas dy jave më kanë ftuar për të mbikëqyrë punimet, por nuk kam pranuar”, thotë Krasniqi. Fajtorë për dëmtimin e pllakave të varrezave Krasniqi e lë kompaninë pasi sipas tij nuk e ka kryer punën si duhet.
“Puna në varreza nuk është bërë si duhet, janë shumë keq të punuara”, tha Krasniqi për KALLXO.com. Ai thotë se këtë çështje e kanë ngritur edhe në dëgjimin publik që e kanë pasur me kryetarin e Komunës së Rahovecit. KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Rahovecit Rumir Zhuniqi, i cili thotë se ky projekt ka përfunduar gjatë kohës së qeverisjes së kaluar.
Ai thotë se ky projekt ka përfunduar me 14 dhjetor 2017, ndërsa pozitën si Drejtor i Urbanizmit e ka marrë në janar të vitit 2018. “Kur e kam marr detyrën e drejtorit në janar të këtij viti, këtë projekt e kam gjetur të përfunduar dhe të pranuar teknikisht me 14 dhjetor të vitit 2017 nga komisioni i krijuar nga ish qeverisja e kaluar”, tha Zhuniqi për KALLXO.com
Drejtori Zhuniqi, thotë se pllakat në këto varreza janë dëmtuar si pasojë e punimeve të dobëta që janë bërë. “Kam trashëguar shumë ankesa të banorëve nga fshati Pastasel dhe nga banorë të fshatrave tjerë ku janë bërë punime të varrezave nga ky projekt. Dëmtimet në këto varreza të martirëve nuk janë bërë nga dikush apo nga fuqia madhore, por janë si pasojë e punimeve të dobëta që janë bërë”, tha Zhuniqi.
Ai shtoi se në bashkëpunim me zyrën e prokurimit do të kërkojnë nga operatori ekonomik “Bamirësi” që t’i përmirësojnë këto punime. Ndërsa ish-Drejtori i Urbanizmit në komunën e Rahovecit në kohën qeverisjes së të cilit u rregulluan këto varreza, Fehmi Hoxha, tha për KALLXO.com se pas vizitës që i kanë bërë varrezave të “106 Martirëve” në fshatin Pastasel kanë konstatuar pse është bërë dëmtimi i pllakave.
“Kemi konstatuar se pllaka e një varri është shkoqur dhe një varr tjetër është i dëmtuar. Varri i dëmtuar muajin e kaluar është si pasojë se gjatë rivarrimit nga ana e familjarëve të martirit I. F., eshtrat e të cilit janë gjetur-identifikuar kohë më parë, pra ky varr ishte ndërtuar pa i pasur eshtrat e varrosura”, tha Hoxha për KALLXO.com.
Ai ka shtuar se kanë ftuar operatorin ekonomik “Bamirësi” nga Suhareka që të hënën, me datë 2 qershor t’i rregullojë dëmtimet. “Komuna posedon garancionin bankar në vlerë prej 9 mijë e 968 euro nga operatori ekonomik “Bamirësi” me validitet deri me 14 dhjetor 2018, pra të gjitha dëmtimet e mundshme deri me këtë datë operatori ekonomik do i rregulloj përsëri”, tha Hoxha për KALLXO.com.
Se është bërë rivarrimi në varrezat e këtij fshati e pranon edhe përfaqësuesi i fshatit Jeton Krasniqi, por sipas tij kjo nuk është e vetmja arsyeje e dëmtimit të pllakave. “Po, është bërë një rivarrim para rreth një muaji, por kjo nuk është arsyeja e vetme e dëmtimit të pllakave. Në varreza shihen pllakat që kanë rënë për shkak të ngjitësit të dobët që e kanë pasur”, tha Krasniqi për KALLXO.com
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me kompaninë “Bamirësi” nga Suhareka e cila ka kryer punimet në këto varreza. Drejtori i kësaj kompanie, Gëzim Bajraktari tha për KALLXO.com se komuna ka garancion edhe një vit për punimet që janë bërë në këto varreza.
“Edhe pse është bërë pranimi teknik, komuna ka garancion edhe një vit. Të hënën do të dalim të bëjmë rregullimin e pllakave”, tha Bajraktari. Ai shtoi se dëmtimi i pllakave është bërë për shkak të një rivarrimi që është bërë para një muaji.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...