Lucas Vazquez ka ofertë për largim nga Real Madrid.
Arsenal vijon të jetë në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Emri i fundit që përmendet në shtëpinë e “Topçinjve” është ai i Lucas Vazquez nga Real Madrid.
Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ndërkohë që për të blerë kartonin e tij nga kampionët e Europës nuk do të jetë e lehtë.
Vazquez ka një kontratë deri në vitin 2021, ndërkohë që e ardhmja e tij pritet të vendoset edhe nga vendimet e trajnerit të ri te madrilenëve, Julen Lopetegui, i cili e grumbulloi 26-vjeçarin me Kombëtaren e Spanjës për në “Rusi 2018”, para se ai të shkarkohej nga drejtimi i kësaj të fundit.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite