Gazetari serb i cili ditë më parë deklaroi se u kidnapua në Serbi tash e disa ditë është duke qëndruar në Kosovë.
E sot ai është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, rast për të cilin ai pretendon se ka informacione për kryerësit dhe vendndoshjen e tyre, raporton lajmi.net.Se ai është duke u marrë në pyetje e ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur që janë në fazën përfundimtare të intervistimit të Cvetkoviqit dhe pas kësaj ky i fundit ka të drejtë të prononcohet për media.“Tani për tani jemi në fazën përfundimtare të intervistimit, pastaj ai ka të drejtë të prononcohet për media”, është shprehur Hoxha.
Ndryshe, rrëmbimin e tij, Cvetkoviq e kishte lidhur edhe me aktivitetin e tij hetues në rastin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...