Ilir Pollomi dhe Bekon Podvorica kalojnë nga të rinjtë tek ekipi i parë i Llapit. Dy futbollistët që sezonin e kaluar ishin pjesë e rëndësishme e skuadrës së 19-vjeçarëve i kanë bindur drejtuesit për të nënshkruar kontratë profesionale.
Ilir Pollomi është 19 vjeç (i lindur më 20.01.1999 në Podujevë) dhe luan si sulmues krahu. Është formuar si futbollist te skuadrat zinxhir të Llapit dhe konsiderohet një element mjaft premtues.
Ndërsa Bekon Podvorica, 18 vjeç (i lindur më 31.08.1999) në Podujevë, luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai spikati në këtë rol te të rinjtë e tani është gati të bëjë një tjetër hap cilësor në karrierë me ekipin e parë./SS/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut