Google ADS

Azdren Llullaku bëhet me ekip të ri

13:27 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Azdren Llullaku do të luajë në Rumani sezonin e ardhshëm në radhët e Astra Giurgiu.

Më përfundimin e sezonit dhe rënien e Virtus Entellas nga Seria B, futbollisti shqiptar është larguar nga ekipi italian, për t’u kthyer atje ku u bë i famshëm, pikërisht në Rumani.

30-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Astran, që beson shumë te cilësitë e shqiptarit, edhe pse nuk ka mundur t’i tregojë ato që pas largimit nga Gaz Metani në fillim të 2016-ës. Llullaku u ble nga Astana, por vetëm pak muaj më vonë u huazua te Tobol, transmeton “SS”.

Sulmuesi shqiptar ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës së dytë të Rumanisë dy sezonet më parë me 16 gola në 20 ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme