Presidenti çek, Millosh Zeman është betuar në qeverinë e re të udhëhequr nga biznismeni, Andrej Babis për herë të dytë.
Lëvizja e Babisit, ANO (PO), ka fituar zgjedhjet në muajin tetor dhe ka formuar një qeveri, e cila kishte dështuar në një votëbesim në muajin janar, duke e detyruar atë të japë dorëheqje.
Babis që aktualisht është nën hetime për korrupsion është përballur me vështirësi teksa ka tentuar t’i bindë partitë tjera për t’iu bashkuar koalicionit me partinë e tij.
Pasi presidenti Millosh Zeman, i ka kërkuar Babisit të tentojë të formojë qeverinë e re sërish, ai ka bërë koalicion me Social-Demokratët, dhe kabineti i ri ka bërë betimin më 27 qershor.
Mirëpo partia e Babisit ka vetëm 79 ulëse në parlamentin me 200 anëtarë, çka e detyron atë të mbështetet në votën e komunistëve të së majtës ekstreme, në një tjetër votëbesim të detyrueshëm më 11 korrik.
Kjo do të jetë hera e parë, prej kohes së rënies së komunizmit në Çeki, që komunistët do të kenë rol në qeveri.
Më shumë se 10,000 persona kanë protestuar më herët gjatë këtij muaji në Pragë, duke kundërshtuar emërimin e Babisit si kryeminisër, derisa marshe të ngjashme janë mbajtur në 200 qyteza e fshatra në gjithë Çekinë.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit