Negociatat, Meta: Një vit kalon shpejt, duhet përgjegjësi dhe bashkëpunim

12:23 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi ndaj konkluzioneve të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme në Komisionin Evropian në lidhje me negociatat për Shqipërinë.

Meta shprehet se ato duhen pritur me përgjegjshmëri, ndaj duhet çmuar vullneti pozitiv.

“Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, shprehet Meta.

Sipas tij një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë, por qershori do jetë shumë i vështirë.

“Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim”, thekson Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme