Autoritetet në Kosovë dhe Serbi po japin afate të ndryshme për datën se kur përfundon dialogu në Bruksel. Megjithatë, Zyra e Mogherinit për Gazetën Express thotë se, në këtë fazë, ata vetë nuk e dinë saktësisht se kur përmbyllen bisedimet
Zyra e përfaqësueses së lartë të BE’së, Federica Mogherini, hedh poshtë afatet e dhëna në Kosovë dhe në Serbi për përfundimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të nisura në vitin 2011.
“Në këtë fazë nuk kemi ndonjë datë, por për këtë do të merremi vesh me dy palët”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Mogherinit.
E, Presidenti Thaçi u tregua më specifik. Edhe pse në Bruksel thonë se akoma nuk e dinë se kur kryhet dialogu, Presidenti Thaçi, nuk nguron të jap afate sa herë që i kërkohet një i tillë.
Thaci, para takimit që pati me homologun e tij serb, Aleksander Vuciq të dielën në Bruksel tha se presin që deri në marsin e vitit të ardhshëm t’i jepet fund bisedimeve disa vjeçare mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësim të BE’së.
Ministri i Jashtëm o Serbisë, Ivica Daciq, ndërkaq reagoi duke kritikuar palën kosovare për vendosje të afateve edhe pse muaj më parë vetë Vuçiq kishte thënë se bisedimet mund të kryhen brenda 6 muajsh deri në 1 vit.
Takimi i fundit mes Thaci dhe Vuciqit u realizua të dielën më 24 qershor, mirëpo nuk pati detaje se për çka u bisedua në takimin që erdhi pas disa muajve pauzë dhe ngjarjeve që kishin tensionuar raportet Kosovë-Serbi.
Mediat serbe raportuan se takimi tjetër në Bruksel do të ndodhë menjëherë pas dy javëve. Dicka të tillë konfirmon edhe Zyra e Moghernit për Express, duke treguar se palët janë dakorduar për intensifikimin e punës javëve në vijim.
“Të dielën kemi pasur diskutim intensiv dhe produktiv sipas marrëveshjeje për normalizimit e marrëdhënieve mes palëve, dhe, të dyja janë pajtuar të intensifikojnë punën javëve të ardhshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Mogherinit.
Pas takimit të së dielës, në komunikatën e lëshuar nga BE, u tha se dialogu po hynte në një fazë intesive. Madje Brukseli paralajmëron edhe shuttle diplomacy ndërmjet në dy kryeqytetet të cilat do t’ ki kryej Angelina Eichorst, e cila mban pozitë të lartë në poliktikën e jashtme të BE’së.
Ndërkaq, në Prishtinë është bërë gati një Platformë për fazën finale të dialogut me Serbinë, por që është tërhequr nga Kuvendi në ditë kur po mbahej seanca për shqyrtimin e kësaj platforme.
Pala kosovare po hyn në këtë fazë të dialogut pa konsensus të brendshëm, pasi opozita assesi nuk pajtohet që bisedimet të udhëhiqen nga Presidenti Thaçi. /Express/
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...