Gjykata Supreme e British Columbia i ka dhënë dënim me kusht dy burrave që bënin pjesë në sektin Mormon, pasi u dënua për poligami duke i kursyer nga burgu.
Winston Blackmore është shpallur fajtor për martesën me 24 gra, ndërsa gjykata gjeti se James Oler kishte pesë gra, transmeton portali arbresh.info.
Dënimi gjashtëmujor i Blackmore do të shërbehet nën arrest shtëpie, por që i lejohet të shkojë në punë dhe të merret me emergjenca mjekësore. Kurse Oler është tre muaj arrest.
Të dy përballen me 12 muaj lirim me kusht.
Blackmore i cili ka 149 fëmijë me gratë e tij e ka bërë të qartë se asnjë dënim nuk do ta ndalojë atë nga praktikimi i besimit të tij.
Ata i përkasin Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...